Pa ushqim, tualet e shtretër, gjenden në kushte të mjerueshme katër fëmijë

Katër fëmijë të braktisur janë gjetur të gjallë në një apartament në periferi të Moskës.

Fëmijët jetonin në një banesë të mbushur me mbeturina, sipas autoriteteve në Mytishchi.

Tre djemtë dhe një vajzë, nën moshën 9 vjeçare, mbijetuan duke ngrënë mbeturina të mbledhura në kazanët e plehrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata ishin shumë të dobët dhe të pistë kur u gjetën nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë prej djemve, të moshës 6 vjeç, 4 dhe 2 vjeç nuk janë regjistruar kur kanë lindur dhe asnjëherë nuk kanë shkuar tek një mjek apo në shkollë.

Datat e lindjes së tyre nuk dihet nga autoritetet edhe pse motra e tyre Sofia, 8 vjeç, është regjistruar kur ka lindur.

Pasi u shpëtuan fëmijët iu morën nënës së tyre  Inessa Kuznetsova, 32 vjeç dhe gjyshes Galina Kuznetsova, 66 vjeç.

Ata u dërguan fillimisht në një jetimore dhe më pas tek një familje kujdestare.

Fëmijët ishin lënë pas dore nga nëna e tyre, nuk kishin zhvillim në të folur dhe shtretër ku të flinin.

Një oficer policie që shpëtoi fëmijët tha: “Era në apartament ishte e tmerrshme. Fëmijët uronin në tenxhere dhe askush nuk i pastronte. Gjetëm vetëm bukë me myk dhe disa mollë të prishura. Vajza  nuk dinte alfabetin si edhe nuk njihte ngjyrat. Duket sikur zhvillimi i saj ka ngecur në moshën 4 vjeçare.”

Gjithashtu u deklarua se fëmijët kanë frikë nga uji, nuk e njohin higjienën dhe se nuk dinë të përdorin lugë apo pirunë, si edhe ushqimi më i shijshëm që kanë provuar është buka e thatë.

Fqinjët, që lajmëruar autoritetet thanë se gjyshja e tyre mblidhte ushqime në kazanë për ti ushqyer me bukë.

Ndërsa nëna e tyre, që mund të përballet me 3 vite burg, mohoi se ka neglizhuar fëmijët.

Ajo pretendoi se nuk kishte kohë për të regjistruar fëmijët, për ti dërguar tek mjeku, në kopsht apo shkollë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?