Pak para bllokimit, Angela Merkel nxitoi për të bërë blerjet

Edhe Kancelares Angela Merkel iu desh të nxitonte për të bërë blerjet pak para bllokimit të përgjithshëm që hyri në fuqi sot në të gjithë Gjermaninë.

Sipas gazetës BILD, Merkel ishte në supermarketin e Berlinit Perëndimor KaDeWe. Gazeta gjermane shkruan se kancelarja viziton shpesh këtë market për të blerë ushqimet.

Dy ditët e fundit në rrugët kryesore të blerjeve të Berlinit ishin veçanërisht të mbushura me njerëz, madje edhe radhë jashtë disa dyqaneve.

SHKARKO APP