Pakistani ka dështuar me grupet terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë anuluar ndihmat ushtarake prej 300 milionë dollarësh për Pakistanin, për shkak të asaj që konsiderohet si dështim i Islamabadit për të ndërmarrë veprime kundër grupeve të militantëve terroristë.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka kritikuar Pakistanin, një aleat kyç, për dështim në përballjen me rrjetet terroriste që operojnë në tokën e tij, përfshi rrjetin “Haqqani” apo talebanët afganë.

“Ende presim që Pakistani t’i godasë pa dallim të gjitha grupet terroriste”, tha Faulkner në deklaratën e së shtunës, ku shtoi se ndihma prej 300 milionë dollarësh, e cila fillimisht ishte pezulluar, duhet të përdoret diku tjetër, për shkak të “mungesës së veprimeve të vendosura nga Pakistani” në përballimin e kësaj çështjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi vjen vetëm pak ditë përpara se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo të vizitojë Pakistanin, për t’u takuar me kryeministrin e ri të vendit, Imran Khan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?