Pamjet 3D/ Ja si u rrëzua aeroplani me të cilin udhëtonte skuadra braziliane (VIDEO)
Rrëzimi i aeroplanit të Chapecoenses vazhdon të jetë lajmi kryesor në mediat ndërkombëtare. Sot, ekspertët kolumbianë janë marrë me mënyrën se si erdhi deri te aksidenti famëkeq. Duke punuar për zbardhjen e shkaktarit të aksidentit, është rindërtuar në “3D” udhëtimi i avionit nga Bolivia drejt Kolumbisë, deri në momentin e përplasjes. Avioni i “LAMIA”, me 72 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, po fluturonte nga Brazili, nëpërmjet Bolivisë, drejt Medejinit në Kolumbi, para se të rrëzohej në një zonë të quajtur Serro Gordo, rreth 50 kilometra larg qytetit të dytë më të madh të Kolumbisë.
Si pasojë e përplasjes tragjike, policia ka konfirmuar se 75 njerëz e kanë humbur jetën, ndërsa vetëm gjashtë të tjerë kanë mbijetuar.
KOHA JONË SONDAZH

