Panik në aeroport, mekaniku rrëmben avionin
Në aeroportin në Uashington është shkaktuar panik pasi një person rrëmbeu avionin pa pasagjerë në bord dhe u nis në fluturim. Mediat e huaja bëjnë me dije se avioni i rrëmbyer i përket kompanisë ajrore “Horizon Airlines”.
Ai u ngrit pa asnjë autorizim nga Aeroporti ndërkombëtar “Sea-Tac” dhe pas iu vunë në ndjekje avione ushtarak, derisa në fund përfundoi i rrëzuar pranë një ishulli të vogël në “Puget Sound”.
Policia ka thënë se piloti me gjasë ka pasur prirje vetëvrasëse dhe ka të ngjarë që ka vdekur gjatë rrëzimit të avionit. Nga hetimet e para flitet për një mekanik 29-vjeçar që rrëmbeu avionin “Horizon Air Q400” dhe u përplas.
Hetimet flasin për një përplasje për shkak se ai po bënte “manovra të pazakonta në ajër”, ose për “mungesë të aftësive të pilotimit”, deklaroi Departamenti i sherifëve të kantonit Pierce.
KOHA JONË SONDAZH

