Pantallona, karta krediti, çfarë gjetën zhytësit në kërkim të të zhdukurve në Greqi

Zjarret që përfshinë periferinë e Athinës kanë shkaktuar dëme të mëdha, ku përveç 80 të vdekurve, qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Përveç kërkimeve në ndërtesat e shkrumbuara dhe në pyll, kontrolle po kryen edhe në det. Zhytësit kanë bërën kërkime në pjesën e Atikës juglindore, për të mbledhur sado pak informacione apo për të gjetur persona të zhdukur. Zougla.gr. shkruan se aksioni i zhytësve nisi që në mëngjes, ndërsa ata arritën që të gjenin disa sende personale të një personi që rezulton i zhdukur, një palë pantallona, si dhe portofolin e tij, bashkë me kartat e kreditit. Bëhet fjalë për Stefanos Markopoulos.

“Tabloja është shumë e trishtë dhe tronditëse. Kudo ndihet katastrofa”, tha një nga zhytëset. Mes sendeve të gjetura janë celularë, shapka, apo dhe syze dielli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?