Papa Françesku mbërrin në Irlandë
Papa Françesku është nisur ditën e sotme drejt Irlandës, vendi i tronditur thellw me abuzimet seksuale të klerikëve të Kishës Katolike.
Veç besimtare irlandezë, për të pritur Atin e Shenjtë kishin dalë mijëra familje ardhur nga të pesë kontinentet për Takimin Botëror.
Papa Françesku do të takohet me viktimat e abuzimeve seksuale nga klerikët gjatë vizitës së parë papale në Republikën e Irlandës për pothuajse 40 vjet.
Me anë të një letre të drejtuar për 1,2 miliardë katolikë në botë Papa dënoi këtë javë “mizoritë” e abuzimit seksual të fëmijëve dhe mbulimin e këtyre ngjarjeve nga priftërinjtë dhe kisha.
Vizita pritet të përfundojë me një Meshë për 500.000 njerëz në Phoenix Park të dielën.
Kujtojmë këtu që Irlanda është ende e plagosur thellë nga skandali i shpërdorimeve seksuale nga ana e anëtarëve të klerit.
Kjo temë e dhimbshme për të gjithë besimtarët doli në plan të parë edhe si pasojë e raportit mbi shpërdorimet në Pennsylvania. Sipas raportit, si pasojë e abuzimeve të klerikëve në vite rezultonin rreth 1,000 fëmijë të prekur.
KOHA JONË SONDAZH

