Papa: Mos i diskriminoni të divorcuarit dhe homoseksualët

Papa Françesku publikoi udhëzimet e reja përsa i përket jetës në familje dhe u shpreh se, Kisha duhet të jetë më e hapur ndaj realiteteve moderne.“Amoris Letisia” apo “Gëzimi i Dashurisë”, quhet Nxitja Apostolike e nënshkruar nga Papa Françesku më 19 Mars.“Thelbi i saj është mëshira dhe integrimi”,- tha Ati i Shenjtë.

Dokumenti prej 200 faqesh rendit pikëpamjet e Papës mbi jetën familjare, martesën, divorcin dhe rritjen e fëmijëve. Pikërisht divorci ishte risia më e madhe në Nxitjen Apostolike të Papës.

“Askush nuk mund të jetë i dënuar i përjetshëm, sepse kjo nuk është logjika e Ungjillit! – tha Papa Françesku duke iu referuar të divorcuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u bëri thirrje priftërinjve në mbarë botën të pranojnë të divorcuarit, njerëzit që jetojnë jashtë rregullave të përcaktuara nga Kisha, si edhe të mos diskriminojnë homoseksualët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ati i Shenjtë tha gjithashtu se priftërinjtë duhet të jenë më të kujdësshëm ndaj “familjeve të lënduara”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?