Paralajmërimi i FMN: Ekonomia globale, në një “moment delikat”!

Ekonomia globale është në atë që shefja e ekonomistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar e cilëson si “moment delikat”.

Gita Gopinath tha se ndërsa nuk parashikon një recesion global, ‘ka shumë rreziqe negative”.

FMN ka publikuar raportin e vlerësimit të saj të rregullt për zhvillimin ekonomik botëror që parashikon një rritje globale të ekonomisë në nivelin 3.3 % këtë vit dhe 3.6 % në vitin e ardhshëm. Projeksioni në fakt vjen me ulje nga sa ishte parashikimi i janarit (3.5 %).

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

FMN pret një performancë më të dobët në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Për Kinën ka rishikime të vogla, me rritje këtë vit por me dobësim vitin tjetër. Për eurozonën parashikohet një rikuperim i pjesshëm. SHBA-të parashikohet që të kenë një ngadalësim të rritjes.

Rreziqet për ekonominë globale në fakt janë të njohura. E para që përmendet është mundësia që tensionet tregtare globale të rriten përsëri e të përhapen edhe në fusha tët jera.

Rreziqe janë gjithashtu zhvillimet e BREXIT, sidomos një dalje pa marrëveshje që do të ishte edhe më e kushtueshme.  Rrezik tjetër është edhe mundësia e përkeqësimit të tregjeve financiare duke çuar në rritje të kostos së huamarrjes.

Përshtati: SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?