Pas Brexit, Britania forcon marrëdhëniet dypalëshe me Katarin

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad AlThani zhvilloi në fillim të kësaj jave–një vizitë zyrtare në Mbretërinë e bashkuar me ftesë të kryeministres britanike Theresa May, me të cilën u takua dje të martën.
Në deklaratën e lëshuar nga zyra e PM britanike, unjoftuase bisedimet u fokusuan në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, ku të dy palët theksuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe në rritje të vazhdueshme.
Palët nënshkruan një sërëmarrëveshjesh bashkëpunimi, përfshirë formimin e një skuadroni të përbashkët mes forcave ajrore të të dy vendeve me qëllim garantimin e sigurisëdhe rendit gjatëorganizimit të Kupëssë Botës Qatar 2022, si dhe një letër qëllimi për bashkëpunim në fushën e luftëskundër terrorizmit.
Ndërkohë, Theresa Maytheksoi rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve dhe vullnetin e Britanisë së Madhe për të rivendosur sa më parëunitetin në Këshilline Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), duke nënvizuar se siguria e rajonit tëGjirit është në favor të sigurisë sëvendit të saj.
Nga ana e tij, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha se bisedimet që zhvilloi në kryeqytetin britanik Londër ishin të frytshme, dhe se nëtakimin me kreun e qeverisë britanikeu trajtuan çështjet e mbrojtjes, sigurisë dhe strategjisë së investimeve në interes të tëdyvendeve. Gjitahshtu u shkëmbyen pikëpamjet rreth zhvillimeve rajonale, si marrëdhëniet mes vendeve tëGjirit, çështja palestinezedhe situata në Siri.
Më herët, Emiri i Katarit vizitoi të hënën”Imperial College” në Londër, dhe u takua me përfaqësuesit e Dhomës së Ulët, liderine Partisë Laburiste Jeremy Corbyn, dhe kryetarin e Distriktit Financiar në Londër Charles Bowman, i cili tha se kompanitë britanike dëshirojnëtë marrin pjesë fuqimisht nëinvestimet infrastrukturore, të sigurisë dhe sektorë të tjerë në Katarlidhur me Kupën e Botës 2022.
Sekretari britanik i Shtetit për Çështjet e e Lindjes së Mesme Alistair Burt theksoi se marrëdhëniet britanike – katariane janë tëshkëlqyera dhe se këto marrëdhënie rriten vazhdimisht përmes koordinimit dypalësh në fushën e investimeve dhe tëmbrojtjes.
Ndërsa anëtari i Partisë Konservatore Sir David Amess tha se marrëdhëniet midis Londrës dhe Dohas janë “tejet të shkëlqyera”, dhe se Katari investon në Britaninë e Madhe më shumë sesa në çdo vendtjetër europian.
Mbretëria e Bashkuar njoftoirreth një viti më parë, se synon konsolidimin e marrëdhënieve tregtare me Katarin pas daljes nga Bashkimi Europian, kurse Doha është shprehur se do të investojë rreth pesë miliardë paund për të mbështetur ekonominë britanike dhe për të promovuarinvestimet mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?