Pas Covid-19, do ketë edhe një tjetër pandemi. Një biolog shpjegon se si do të vijë

Në një kohë që prej viti 2019 bota po jeton me Covid-19, biologu Anirban Mahapatra flet për pandeminë e radhës. Për të viruse të ndryshme mund të mbijetojnë në shtresa akulli për mijëra, madje edhe miliona vite, dhe kur këto shtresa akulli shkrijnë, ato mund të rikthehen duke shkaktuar pandemitë e ardhshme.

“Nga shkrirja e akullnajave ne po gjejmë shumë kafshë të ruajtura shumë mirë, si mamuthët përshembull. Nëse këto kafshë kanë qenë të infektuara me viruse apo baktere të ndryshme, mund të infektojnë kafshë të tjera ose njerëz”, tha biologu për “Daily Star”.

Po ashtu fakti që temperaturat në Arktik po rriten dy herë më shpejt sesa në pjesën tjetër të botës, po i shqetëson biologët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse në akull ka një infeksion respirator, si Covid-19, atëherë mund të përballemi me një vatër të madhe. Ndryshimi klimatik është problem i madh dhe nuk do të zhduket. Duhet të shpëtojmë akullnajat e Arktikut dhe jemi ende në kohë për ta bërë këtë. Nëse nuk e bëjmë, ka rrezik që nga aty të dalin viruse të rrezikshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?