Pas Prigozhinit, a është radha e liderit…
Pas vdekjes së mistershme të liderit të grupit mercenar Wagner Jevgeny Prigozhin, duket se në shënjestër të Vladimir Putin është vendosur i forti çeçen Ramzan Kadyrov.
Ky i fundit shpejtoi të shprehte publikisht ngushëllimet për familjen e Prigozhin menjëherë pas lajmit për vdekjen e tij, por përveç kësaj, ish-deputeti rus Dmitry Gudkov, thotë se Putin e sheh si një rrezik pasi i druhet një grushti shteti siç Wagner bëri pak kohë më parë.
Gudkov vuri në dukje se udhëheqësi çeçen kishte lavdëruar vazhdimisht punën e shefit të mercenarëve të Wagner, duke akuzuar ushtrinë ruse për paaftësi në frontin ukrainas në disa raste. Përveç kësaj, Kadyrov ka ushtrinë e tij dhe ka dërguar shumë njësi ushtarake çeçene për të luftuar në Ukrainë duke identifikuar dobësitë e ushtarëve rusë në front.
KOHA JONË SONDAZH

