Pas sulmit në Francë, mbyllet muzeu i Luvrit për arsye sigurie

Muzeu i Luvrit në Paris është mbyllur pasi një kërcënim me shkrim u mor vetëm disa orë para ndeshjes së Kupës së Botës të Rugbit të Irlandës me Zelandën e Re në qytet.

Mbyllja vjen pas një sulmi terrorist në qytetin verilindor të Arras të premten në mëngjes, në të cilin një mësues i shkollës së mesme u godit me thikë për vdekje.

Një mesazh në faqen e internetit të muzeut thoshte:

Swiss Digital Desktop Reklama

”Për arsye sigurie muzeu është i mbyllur. Personat që kanë rezervuar një biletë për sot do të rimbursohen. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe faleminderit për mirëkuptimin.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës tha:

“Louvri mori një mesazh me shkrim ku thuhej se ekzistonte një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij. Kemi vendosur… ta evakuojmë dhe ta mbyllim, ndërkohë që do të bëjmë kontrollet e nevojshme”.

Luvri, i cili është shtëpia e Mona Lizës, mirëpret deri në 40,000 vizitorë në ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?