Pasagjerja e ”ferrit” hap derën e avionit: Jezusi ma kërkoi
Një grua u përpoq të hapte derën e një avioni pasagjerësh të linjave Southwest Airlines në SHBA, teksa ishin duke fluturuar në mbi 10000 metra lartësi, por u ndalua që ta bënte nga pasagjerë të tjerë dhe dy ndihmës të fluturimit. Ajo pretendon se Jezusi i kërkoi të hapte derën e avionit.
Në raportin e FBI-së, thuhet se gruaja nisi të godiste me kokë murin e avionit duke u thënë anëtarëve të shokuar të stafit se “Jezusi i kishte thënë të fluturonte drejt Ohio dhe më pas e udhëzonte të hapte derën e avionit”.
Pas arrestimit, gruaja deklaroi në polici se do të vizitonte një mik të familjes që ishte pastor në Maryland. Ajo ishte nisur nga shtëpia pa bagazhe dhe bashkëshortit i kishte thënë se po e linte.
KOHA JONË SONDAZH

