Patentat britanike mund të mos jenë të vlefshme në BE nëse nuk arrihet Brexit

Britanikët mund të kenë nevojë për një leje qarkullimi ndërkombëtare nëse duan të lëvizin në vendet europiane në rast se nuk arrihet marrëveshja Brexit. Paralajmërimi ka ardhur nga qeveria britanike, sipas të cilës pas marsit 2019, patenta e tyre nuk mund të jetë më e vlefshme në BE, ndërsa shtoi se nuk do të kërkohet asnjë dokument shtesë për marrjen e lejes së qarkullimit.

“Në qoftë se nuk ka marrëveshje me BE-në, mund t’ju duhet të merrni një leje ndërkombëtare për të lëvizur në BE”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Lejet ndërkombëtare kushtojnë 5.50 paund dhe aktualisht janë në dispozicion në 90 zyra postare në Britani. Ndërkohë, nga muaji shkurt ata do të jenë të disponueshme në 2500 zyra postare në Mbretërinë e Bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, më herët Bashkimi Europian kishte paralajmëruar se as patentat e shoferëve nga vendet e bllokut nuk do të kenë me vlerë në territoret e Britanisë së Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?