Patriarkut serb i ndalohet që të hyjë në Kosovë, MPJD: Jo pa dënuar veprimet kriminale në veri

Situata e tensionuar në veriun e Kosovës, bëjnë që Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije ti mos i lejohet hyrja. Ai kishte planifikuar një vizitë treditore në Kosovë, por Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tregoi sot se ajo kërkesë mund të aprovohej vetëm me një kusht.

MPJD ka dalë me sqarim ku shprehet se kjo ministri e kishte konsideruar që vetëm pas distancimit dhe dënimit të veprimeve të grupeve kriminale në veri të Kosovës, mund të aprovohet qëndrimi i Porferijes në territorin e Kosovës.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhet në sqarimin e MPJD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur me distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?