Për pak sa nuk u verbua, adoleshentit i shpërthen bateria e iPhone në duar

Një djalë 15-vjeçar është me fat që mund të shohë pasi një bateri telefoni i shpërtheu në fytyrë.

Jay Watson, nga Brisbane, ishte duke u marrë me celularin e tij iPhone 6 të tij të dielën, kur bateria e smartfonit mori flakë.

Si pasojë e shpërthimit, 15-vjeçari përfundoi me plagë në kokë dhe në kraharor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh për 7 News:

Swiss Digital Mobile Reklama
Doja të shihja se çfarë kishte brenda. Thjesht e përkula një herë dhe shpërtheu. Në fillim dëgjova një zhurmë dhe më pas sytë mu errësuan prej flakës.”

Nëna e tij e dërgoi menjëherë në spitalin më të afërt ku mjekët i thanë se ishte me fat që acidi i baterisë nuk iu shpërnda në ndonjë vend tjetër.

15-vjeçari mund të kishte humbur plotësisht shikimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?