Përdhunoi 10 vajza të mitura, pedofili: Ata i pëlqenin aktet e mia seksuale
Një pedofil 82-vjeçar ka pretenduar se viktimat e tij i pëlqenin dhe i donin aktet e tij seksuale ndërsa u dënua me burg për krimet e tmerrshme të kryera raporton Daily Mail.
Peter Brian Ashford, nga South Auckland u dënua me 12 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Manukau.
Dhjetë viktima të moshës 8 deri në 13 vjeç u abuzuan seksualisht nga i moshuari gjatë një periudhe prej 5 dekadash.
Identiteti vajzave nuk bëhet i ditur, por të gjitha e njihnin pedofilin.
Ashford ishte rreth 30 vjeç në vitin 1960 kur filloi të futej në shtratin e një 8-vjeçareje dhe e përdhunoi disa herë.
Por nuk u ndërmorr asnjë veprim ndaj tij pasi nëna e vajzës nuk i besonte pohimet që ajo bënte.
Viktima e tij e dytë ishte 13 vjeç dhe ai e përdhunoi në vitet ’80.
Për më shumë se 1 dekadë Ashford përdhunoi një grup vajzash nga mosha 8-13 vjeç.
Shpesh vajzat detyroheshin të shikonin përdhunimin e vajzave të tjera por kishte raste kur pedofili mori 5 prej në të njëjtën kohë dhe i përdhunoi një e nga një.
Ashford u deklarua fajtor për 27 akuza lidhur me përdhunime dhe tentativa për përdhunime, sulme seksuale dhe sulme të pahijshme ndaj vajzave të moshës ndërmjet 8 dhe 13 vjeç.
Gjykatësi Bergseng gjithashtu urdhëroi Ashford të paguante më shumë se 100.000 dollarë për viktimat.

KOHA JONË SONDAZH

