Përgjaket Dita e Shën Patrikut, tre të vdekur në një hotel

Tre adoleshentë kanë vdekur pas një përplasjeje në festën e Shën Patrikut në një hotel në Cookstown, Irlandë.

Një vajzë 17-vjeçare dhe dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç vdiqën pas incidentit jashtë hotelit Greenvale mbrëmjen e së dielës. Disa adoleshentë të tjerë u dërguan në spital.

Oficieri i policisë, Mark Hamilton shprehet se një grup i madh i të rinjve ishin duke pritur për të hyrë në  disko rreth orës 21:30  kur filloi përplasja në pjesën  e përparme të derës së hotelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një adoleshent, i cili po priste jashtë hotelit rrëfeu: “Ne ishim të gjithë jashtë duke pritur që porta të hapej dhe të futeshim. Pastaj të gjithë  filluan të lëviznin mbrapa duke shtyrë njëri- tjetrin.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se mund të ishin rreth 100  persona të përfshirë në incident.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?