Përmbyset trageti në Tanzani, të paktën 86 të vdekur
Të paktën 86 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbysjes së një trageti me qindra vetë në liqenin Viktoria në Tanzani. Zyrtarët kanë bërë të ditur se numri i personave të mbytur mund të jetë mbi 200. Ekipet e shpëtimit kanë nisur sërish punën pasi e pezulluan atë gjatë natës.
Trageti u përmbys pranë bregut mes ishujve Ukora dhe Bugolora. Dyshohet se trageti u përmbys pasi një grup i madh i personave të ndodhur brenda u përqëndrua në njërën anë të tragetit teksa po ankorohej.
Sipas mediave loakle në Tanzani, kapaciteti i tragetit ishte deri në 100 persona. Autorietet kanë konfirmuar se trageti kishte mbi 400 pasagjerë në momentin që u përmbys. Rreth 100 persona janë shpëtuar ndërsa 37 thuahet se janë në gjendje kritike.
Megjithatë, shifrat e sakta nuk janë konfirmuar ende. Mediat bëjnë të ditur se edhe personat që shpërndanë biletat me udhëtimin me traget kanë humbur jetën dhe aparati ku janë regjistruar të dhënat nuk është gjetur. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një tragjedi e tillë kjo për shkak të mjeteve të tejmbushura lunduese.
KOHA JONË SONDAZH

