Pfizer mbërrin në Greqi, Mitsotakis: Familja ime dhe Presidentja, do të vaksionohemi të parët

Belgium Europe Summit

Vaksina anti-covid ka mbërritur në Greqi 48 orë pas aprovimit, dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka thënë se me vaksinën Pfizer, do të vaksinohet ai së bashkë me familjen dhe Presidentja Katerina Sakellaropoulou.

”Vaksina e Pfizer miratohet nga BE në 30 Dhjetor, pas 48 orësh arrin në Greqi. Të parët do vaksinohemi familja ime, unë dhe presidente e Greqisë, Katerina Sakelaropulu. Hezituesit duhet të dinë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe janë e vetmja armë e sigurt për të fituar imunitetin ndaj covid-19. Nuk parashikohet rifunksionim i sferës së argëtimit, sidomos të natës, deri në vaksinimin e përqindjes më të lartë të popullsisë mund të arrijë deri në Pashkë. Shkollat do të rihapen në 7 janar, deri atëherë do të jetë stabilizuar situata në sistemin shëndetësor. Sivjet Krishtlindje do të kalojmë me deri në 9 veta në çdo shtëpi, do të zbatohet lockdoën i rreptë”, është shprehur kryeministri Mitsotakis.

SHKARKO APP