Plan për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm

Partia e Angela Merkelit, Unioni Kristian-Demokrat po shqyrton idenë e një forme të re shërbimi kombëtar të detyrueshëm në Gjermani, për të gjithë të rinjtë dhe emigrantët. Për më shumë se 50 vite, të gjithë burrat gjermanë ishin të detyruar të kalonin një vit në ushtri, pas përfundimit të shkollës. Ata që nuk mundeshin, ose nuk donin, do të kalonin një vit si vullnetarë në shërbim të komunitetit.

Programi u abrogua në vitin 2011, por besimi se të rinjtë duhet t’i dedikojnë një vit shërbimit kombëtar dominon në shumë qarqe konservatore. Tani, lidershipi i CDU-së, që tenton të ribashkojë partinë rreth vlerave tradicionale, po e rishikon konceptin.

Annegret Kramp-Karrenbauer, Sekretare e Përgjithshme e CDU-së, sugjeroi më herët këtë muaj se të gjithë djemtë dhe vajzat e reja duhet të kryenin vitin e detyrueshëm të shërbimit. Plani, nëse implementohet, do të aplikohet sipas saj edhe te të gjithë azilkërkuesit e rritur dhe refugjatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas programit, shumë të rinj do t’iu bashkoheshin ushtrisë, shërbimeve zjarrfikëse apo do të ndihmonin në raste katastrofash. CDU-ja shpreson që të tjerë të zgjedhin të punojnë vullnetarë, si punonjës kujdesi, duke ndihmuar edhe në zgjidhjen e problemit kronik të mungesës së stafit në shtëpitë e kujdesit dhe streha të moshuarish. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?