Plani 5 vjeçar – Kina do të djegë, nuk do të groposë mbetjet

Të dëshpëruar për të zgjidhur problemin gjithnjë në rritje të mbeturinave, por të kujdesshëm ndaj kundërshtisë publike, kinezët po ndërtojnë godina të reja për djegien e mbeturinave, për të mbajtur dëmet mjedisore në minimum.

Një nga këto ndërtesa është impianti Wujiang, i vendosur në një tokë bujqësore me popullsi të paktë.
Kjo fabrikë është dizenjuar për të djegur 1.500 tonë mbetje çdo ditë, duke përdorur nxehtësinë e çliruar për të prodhuar 500.000 kilovat orë elektricitet. Rreth 200 kamionë vijnë çdo ditë për të derdhur deri 10 tonë mbetje në një gropë 26 m të thellë, në zemër të impiantit. Me toka të pakta dhe rritje të konsumit, Kina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të djegë sa më shumë mbetje që mundet, shpjegon Cai Shuguang, nënkryetar i Mbrojtjes Mjedisore në China Everbright, e cila ndërtoi këtë impiant.

“Kemi më shumë se 200 fabrika. Çdo ditë ne djegim më shumë se 200.000 tonë mbetje. Gjatë planit 5-vjeçar, në linjë me rregullat kombëtare, sasia e plotë e djegies dhe shpejtësia e ndërtimit të fabrikave do të dyfishohet. Tashmë janë publikuar këto të dhëna. Nisur nga këto zhvillime, në 20 vitet e ardhshme, termocentralet për djegien e mbeturinave do të jenë zgjedhja e parë, sepse janë një përdorim i mirë i burimeve, janë jo të dëmshme dhe reduktojnë sasinë e mbetjeve.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria kërkon të djegë më shumë se 500.000 tonë mbetje në ditë në 2020. Qytetet e zhvilluara do të duhet të djegin deri në 60% të mbeturinave të tyre dhe gjithashtu duhet të sigurohen se landfillet e tejmbushura, nuk do të zgjerohen. Por për të arritur këtë qëllim, qeveria do të duhet të përballet me kundërshti nga komunitetet. Kjo fabrikë është një nga shumë fabrikat kineze që i përmbahet standardeve më të rrepta të përcaktuara nga Bashkimi Europian, që gjithashtu publikon të dhëna në kohë reale për të siguruar banorët e zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo sjellje ndodh sepse publiku nuk e kupton pse ti do ta ndërtosh këtë në oborret e tyre. Ata nuk e kuptojnë se plehrat janë diçka që secili prej nesh krijon çdo ditë. Vetëm nëse tre grupet – qeveria, publiku dhe bizneset – mbërrijnë në një konsensus se kjo gjë duhet bërë, pra kur të tre krahët të balancohen, atëherë ne mund ta bëjmë.”

Kina planifikon të shpenzojë 192.4 miliardë yuan për sektorin e riciklimit gjatë periudhës së planit 5-vjeçar, 2016-2020. Por vendi ka luftuar për të arritur qëllimet e mëparshme, pasi kapaciteti i djegies është shumë më poshtë nivelit të synuar.

Ka gjithashtu shqetësime se kjo qasje do ta vështirësojë arritjen e synimeve të riciklimit, sipas argumentave të Zhao Youcai, një ekspert për menaxhimin e mbetjeve pranë Universitetit Tongji.

“Gjatë planit 5-vjeçar, inkurajimi i ndarjes së mbeturinave do të jetë i vështirë, pasi djegia e mbeturinave shtëpiake është rritur shpejt. Ka nxitje nga poshtë-lartë dhe ndihmat për djegien janë shumë të larta, që do të thotë se përfitimet nga djegia e tyre janë shumë më të mëdha se ato të riciklimit, prandaj nuk jam shumë optimist sa i përket progresit gjatë këtij plani 5-vjeçar.”

Kina është mbështetur tek pastruesit me rroga të ulëta, për të hequr mbetjet në qytete, por numrat janë ulur në vitet e fundit, si rezultat i rritjes së standarteve të jetesës dhe rënies së çmimeve për lëndën e parë, të cilat kanë minimizuar nxitjen për riciklim. Zhao thotë se ndihmat qeveritare nuk janë të qëndrueshme dhe Kina duhet ende të mendojë për mënyra sesi tregu mund të marrë më shumë projekte

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?