Po vallëzonte për ushtrinë ruse – Aktorja e famshme humb jetën!

BBC ka raportuar se aktorja ruse Polina Mekshikh ka humbur jetën në një sulm ukrainas, ndërsa ishte duke performuar për trupat ruse.

Ngjarja ka ndodhur në  sallën e vallëzimit në një pjesë të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, ku Polina Mekshikh po performonte, u granatua nga forcat ukrainase më 19 nëntor.

Aktorja thuhet se po jepte një shfaqje për një festë ushtarake ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ukraina tha se rreth 20 ushtarë rusë u vranë në sulmin, por autoritetet ruse nuk e kanë komentuar këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menshikh po performonte në një sallë vallëzimi që kishte kapacitet të zinte deri 150 veta.

Një video, që pretendohet se tregon momentin e sulmit, është postuar në rrjete sociale.

Menshikh shihet në skenë duke kënduar me kitarë, para se një shpërthim i madh të dëgjohej.

Menshikh raportohet se vdiq në spital nga lëndimet.

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar për BBC-në sulmin. Sulmi ka ndodhur rreth 60 kilometra nga vija e frontit, në fshatin Kumachove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?