Policët e godasin me pistoletë elektrike papushim, shikoni si përpëlitet i riu me ngjyrë
Një grup policësh godasin me pistoletë eletrike një person me ngjyrë i cili është i dyshuar. Nga videoja e publikuar nga policia në Tulsa tregohet se burri arrin të ketë një rezistencë të madhe ndaj elektro shokut. Por mësohet se ai vdiq tre ditë pas kësaj ngjarjeje.
Ngjarja është regjistruar më 24 gusht në Tulsa të Oklahomës.
Sipas policisë njeriu me ngjyrë po bërtiste dhe kishte filluar të hiqte rrobat në rrugë. Më pas gjërat u përkeqësuan kur Harvey u përpoq të hynte në godinën e një banke ku dhe oficerët e arrestojnë.
Por gjatë kësaj kohe 26 vjeçari me ngjyrë vazhdonte ti rezistonte dhe policia vazhdoi ta godiste me pistoletë elektrike.
Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Harvey i vili vdiq dy ditë pasi kishte festuar ditëlindjen e tij.

KOHA JONË SONDAZH

