Polici burgoset me 16 vite, i çoi avokatit pedofil videon e abuzimit seksual me fëmijë

Një polic është dënuar me 16 vjet burg për përdhunimin e një fëmije. Oficeri Dean Roberts, 48 vjeç, u kap nga kolegët e tij pasi ai filmoi veten duke abuzuar me fëmijën përpara se të dërgonte pamjet tek pedofilët e tjerë.

Krimi i Roberts u ekspozua pas arrestimit të një pedofili tjetër, avokati John Guess, që udhëhoqi detektivë tek kolegu i tyre. Dyshja planifikoi që t’i abuzonte bashkërisht fëmijët dhe të shpërndante pamjet e krimeve të tyre, u dëghjua në gjykatën e Cardiff.

Ish-oficeri i policisë pranoi akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima ishte veçanërisht e cenueshme për shkak të moshës së saj shumë të re. Ajo ishte e pafuqishme për të mbrojtur veten edhe pse pamjet tregojnë se ajo ishte e zgjuar dhe në siklet të vërtetë“, tha gjyqtari Eleri Rees.

Swiss Digital Mobile Reklama

Guess, 43 vjeç, bashkëpunëtor i Roberts dhe një avokat për qeverinë e Uellsit, u burgos për 26 vjet për krime seksuale ndaj fëmijëve.

Hetimi ka çuar gjithashtu në arrestime jashtë shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?