Policia greke në alarm

Policia greke ka rritur nivelin e gatishmërisë, në pritje të aktiviteteve përkujtimore për vrasjen, tetë vjet më parë, të adoleshentit Aleksandros Grigoropulos.

Më shumë se 3.000 forca policie janë mobilizuar në operacionin e sigurisë, për të menaxhuar një përshkallëzim të mundshëm të protestave, siç ka ndodhur gjithë vitet e mëparshme.

Manifestimet do të fillojnë në mesditë, me tubimin e nxënësve dhe studentëve të kryeqytetit para godinës së Universitetit të Athinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasdite është paralajmëruar edhe tubimi i grupimeve anarkiste. Për shkak të protestave policia ka vendosur për ditën e martë kufizime në qarkullimin e mjeteve në rrugët e qendrës së kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dielën, policia sekuestroi rreth 150 bomba molotov, që ishin fshehur në bodrumin e një pallati në Eksarkia, zonë që konsiderohet si baza kryesore e anarkistëve.

Policia vlerëson se bombat ishin përgatitur që të përdoreshin në protestat e së martës. 8-vjetori i vrasjes së Grigoropulos do të përkujtohet me tubime edhe në qytetet e tjera të Greqisë.

Aleksandros Grigoropulos ishte vetëm 15-vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

Menjëherë pas kësaj mijëra të rinj u grumbulluan në vendgjarje dhe protestuan për gjithë natën.Për tri ditë rresht situata doli krejtësisht jashtë kontrollit të autoriteteve, ndërkohë që protestuesit shkaktuan zjarrvënie masive dhe shkatërruan komplekse tregtare e banka, dhe grupe keqbërësish plaçkitën një numër të madh dyqanesh në qendër të Athinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?