Policia shkëmbim zjarri me grabitësit, 11 të vdekur
Policia speciale në Sao Paolo ka arritur të parandalojë një grabitje masive të bankomatëve në periferi të qytetit, duke vrarë 11 nga 25 grabitësit e armatosur.
Anëtarët e grupit të grabitësve ishin të armatosur me armë të kalibrit të rëndë, kurse kishin veshur edhe jelekë antiplumbë. Ata po tentonin të vidhnin bankomatët, duke i shpërthyer me eksplozivë, shkruan “The Guardian”.
Përpos 11 të vrarëve, 2 grabitës u arrestuan. Ata nuk mundën të vjedhin asnjë para. Njëra prej bankave ishte shumë afër stacionit të policisë. “Këta kriminelë grabitës ishin përgatitur për luftë”, tha Alvaro Batista Camilo, kreu i policisë së shtetit të Sao Paulo.
Përleshja e armatosur ndodhi në qytetin e Guararemës, 60 km larg qendrës së Sao Paolos. Policia ndoqi grabitësit dhe u përlesh me ta.
Pavarësisht se grabitësit mbajtën peng disa banorë me qëllim që të mos sulmohen nga policia, ata nuk mundën të shpëtojnë dot. Asnjë polic nuk u plagos në operacion.

KOHA JONË SONDAZH

