FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Portieri mbeti gjallë nga aksidenti ajror, merr vendimin e jetës

Nivaldo është portieri i cili nuk gjendej në avionin e përplasjes tragjike që u mori jetën më shumë se 71 personave. Por, në lot dhe përpara qindra kamerave, ai deklaroi se nuk do luante më futboll.

42-vjeçari nuk u përzgjodh për ndeshjen që do luhej në Kolumbi, por mbeti në Chapeco ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës udhëtonte për në qytetin ku do luhej ndeshja. Arsyeja se përse Nivaldo nuk ishte në avion lidhet me ndeshjen që do luhej në fundjavë kundër Atletico Mineiros. Ai duhet të rifitonte energjinë dhe forcën për përballjen e radhës e cila ishte dhe e 200-ta për të në skuadrën e Chapecoense-s.

“Supozohej të shkoja dhe unë në atë udhëtim, por si përfundim ndenja këtu. Çdo gjë ndodh për një arsye”, deklaroi Nivaldo dhe shtoi më tej se kjo ishte dhe dorëheqja e tij nga bota e futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?