Presidenti Erdoğan uron Trumpin në bisedë telefonike
Erdoğan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka thirrur në telefon presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për ta uruar me rastin e fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Sipas informatave të siguruara nga burimet e presidencës, presidenti Erdoğan ka uruar Trumpin me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke i uruar më tej suksese në detyrë.
Erdoğan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta. Më tej, ai ka shprehur besimin se në të ardhmen marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen edhe më tej bashkarisht.
Në bisedën telefonike që kaloi në një atmosferë të ngrohtë, krahas zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, Erdoğan dhe Trump theks të veçantë i kanë dhënë edhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.-AA
KOHA JONË SONDAZH

