Presidentit amerikan i ngjitet letra e tualetit pas këpucës (Video)

Një video e Presidentit amerikan Donald Trump është bërë virale, pasi ai shfaqet teksa del nga një limuzinë, për të nisur ngjitjen e shkallëve të avionit presidencial në Aeroportin ndërkombëtar “Saint Paul” të Minneapolisit. Por ajo që bie në sy është  një copë letre tualeti, e ngjitur në këpucën e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Siç raportojnë mediat amerikane teksa Trump mbërriti në krye të shkallëve, presidenti, dukshëm i pavëmendshëm, u kthye për të përshëndetur me dorë shoqëruesit e tij.

Një analiste politike e CNN-it, Ana Navarro postoi klipin në rrjetin social, duke e shoqëruar me fjalinë “Ta nisësh ditën me diçka lehtësuese për të qeshur”. Po të njëjtën gjë bëri edhe bashkautorja e “The Vieë”, Abby Huntsman, edhe pse kjo e fundit tregoi disi simpati për presidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?