Presidentja dhe kryeministri grek bëjnë vaksinën anti Covid, përse Mitsotakis qëndroi 15 minuta në dhomë pritjeje

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis janë vaksinuar ditën e sotme në spitalin “Evangelismos”. Presidentja u mirëprit nga Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias dhe më pas u ndoq procedura e përcaktuar nga protokolli.

Kryeministri u mirëprit nga Sekretari i Kujdesit Parësor të Ministrisë së Shëndetësisë, Marios Themistokleous, ndërsa ai shoqërohej nga Profesori Sotiris Tsiodras.

Mitsotakis, pasi ndoqi procedurën e përcaktuar në protokoll, duke plotësuar dokumentin përkatës, u vaksinua dhe më pas shkoi në një dhomë pritjeje, ku do të qëndroi për 15 minuta, siç parashikohet në protokoll, për arsye sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, sot ne mund të jemi optimistë,” tha ai, ndërsa asnjëri prej tyre nuk shfaqi komplikacione.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?