Prifti pedofil abuzoi, 19-vjeçari e vret me një kryq në qafë

Një 19-vjeçar francez ka vrarë një prift pedofil që kishte abuzuar seksualisht me të. Alexandre V. sulmoi priftin 91-vjeçar Roger Matassoli në shtëpinë e klerikut në Agnetz, në veri të Francës, duke i futur një kryq në fyt e duke e mbytur më pas.

Matassoli akuzohej se kishte abuzuar me të paktën 4 djem gjatë periudhës 1960-2000, përfshirë Alexandre dhe babain e Alexandre. Sipas “Franceinfo”, prifti u transferua nga dioqeza e Clermont në atë të Saint-Andre-Farivillers dhe më pas u zhvendos në Agnetz, pas akuzave për pedofili. Edhe pse mbi të rëndonin këto akuza, ai është paguar nga kisha deri në vitin 2018.

Babai i Alexandre ka thënë për mediat franceze se djali i tij është përpjekur të vrasë veten, ndërsa babai i tij e ka vrarë veten kur mësoi se i biri ishte abuzuar seksualisht. “Ai prift ka shkatërruar një familje të tërë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?