Primaret franceze, Garë e fortë mes Fillon dhe Juppe
Cili do të jetë kandidati zyrtar i qendrës së djathtë franceze që do të përballet në presidenciale me lideren e frontit nacional Marinë Le Pen? Gara ka nisur të ashpërsohet në këtë javë determinate mes kandidateve Francois Fillon dhe Alain Juppe, para balotazhit të së dielës, i cili do të përcaktojë fituesin.
Juppe nisi të henën luftën verbale , duke i konsideruar pikëpamjet e kosnservatorit. Fillon për abortin si të vjetëruara dhe politikat e tij ekonomike një brutalitet të madh social. Në një takim në toluz, përballë rreth 2 mijë perosnave, Juppe u shpreh:
“Unë dua reforma të mëdha, të thella dhe të besueshme që mund të realizohen pa brutalitet. Dhe dua gjithashtu të theksoj dallimet e mëdha të programit të Francois Fillon së pari programi i tij ekonomik mua me duket i ndërtuar keq dhe me destinacion për të dështuar.
Nga ana tjetër përballë 6 mijë peronave në lion, fillon sulmoi programin ekonomik të rivalit të tij.
Alain Juppe e ka gabim kur e gjykon programin tim si shumë radikal dhe shumë të rrezikshëm. Unë pyes veten dhe atë gjithashtu se nëse ne nuk i marrim tani këto rrisqe, nuk do të kemi kohe tjetër për ta bërë këtë. Fillon gjithashtu mori një qëndrim në frontin diplomatik duke kujtuar faktin se Rusia nuk përbën një kërcënim të sigurisë dhe se ai nuk do të shtyjë vendin larg në luftën kundër Shtetit Islamik.
I lindur në një rajon tradicionalisht katolik të Francës perëndimore, 62 vjecari ka mbështetjen e grupeve që kundërshtojnë ligjin e martesës se personave të së njëjtit seks. Kurse 71- vjeçari Juppe e sheh veten si ana moderne e qendrës së djathtë që mund të marrë edhe votat e konservatorëve mendjehapur.
KOHA JONË SONDAZH

