FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Primaret franceze – Votuesit zgjedhin sot mes Fillon dhe Juppe

Votuesit në Francë po zgjedhin mes François Fillon dhe Alain Juppe, për të përcaktuar kështu kandidatin zyrtar të republikanëve për zgjedhjet presidenciale që vendi do të mbajë vitin e ardhshëm.

François Fillon shihet si favoriti për të fituar përballjen e së dielës, pasi siguroi 44.1% të votave në raundin e parë të zhvilluar javën e kaluar, përkundrejt 28.5% të siguruara nga Juppe.

Sakaq, ish-presidenti Nicolas Sarkozy mbeti jashtë kësaj gare primare. Analistët në vend besojnë se kandidati fitues i republikanëve, me shumë gjasa do të përballet me lideren e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, pranverën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendrat e votimit në Francë janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 18:00, gjithnjë me orën lokale. Kjo është hera e parë për partinë republikane që përdor këtë lloj votimi primar, bazuar në modelin amerikan të zgjedhjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy ish-kryeministrat, Fillon e Juppe kërkojnë të kryejnë reforma ekonomike, por dallimi mes tyre qëndron në sa shpejt dhe sa larg ata duan t’i ndërmarrin këto reforma.

Zt. Fillon, i cili argumenton se Franca tashmë është e zemëruar, kërkon ndryshime radikale, ku midis të tjerash, planifikon të shkurtojë 500.000 vende pune në administratën publike.

Ndërkohë, zoti Juppe, propozon të shkarkojë vetëm më pak se 250.000, duke u përqendruar në një mesazh të harmonisë dhe diversitetit. Më herët gjatë kësaj jave, të dy pretendentët u përplasën mes tyre në një debat televiziv, ku më bindës rezultoi të ishte François Fillon.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?