Prokurorët e OKB-së kërkojnë burg të përjetshëm për Ratko Mladicin

Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar sot që Ratko Mladic të dënohet me burg të përjetshëm.

Ata u kanë thënë gjykatësve në Hagë se duhet ta dënojnë dhe burgosin ish shefin e ushtrisë serbo-boshnjake për orkestrimin e barbarizmave gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-95.

Prokurori Alan Tieger, u ka thënë sot gjykatësve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë se do të ishte fyerje për viktimat, të gjalla dhe vdekura, si dhe fyerje ndaj drejtësisë nëse Mladicit nuk i shqiptohet dënimi më i rëndë i mundshëm në bazë të ligjit: Dënimi me burg të përjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tieger i ka bërë këto komente në fund të argumenteve përmbyllëse të prokurorëve në përfundim të gjykimit të Mladicit, për akuzat për gjenocid, vrasje dhe terror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i gjykatës pritet të jepet në fund të vitit të ardhshëm./Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?