Protesta anti-brexit, Reuters: Rritet mbështetja publike për referendumin e dytë

Protestat kundër brexit vazhduan gjatë fundjavës në Newcastle ndërsa qytetarët po kërkojnë një referendum të dytë në lidhje me marrëveshjen e shkëputjes së vendit me BE. Pjesëmarrës në tubim thanë se qytetarët nuk e kishin kuptuar mirë çfarë efektesh do të sillte vota e tyre në referendumin e parë. Ndërkaq, udhëheqësi i Liberal Demokratëve, Vince Cable, tha se edhe vetë qeveria e ka humbur besimin tek një marrëveshje me BE. Ministri britanik i brexit ka paralajmëruar se marrëveshja me BE mund të dështojë.

Qindra vetë u bashkuan me një miting anti-brexit në Newcastle të shtunën për të treguar mbështetjen ndaj kërkesës për mbajtjen e një referendumi përfundimtar për marrëveshjen e largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Dy vjet më parë, shumica dërrmuese e atyre që jetonin në Anglinë e Verilindjes votuan për largimin nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por tani, shumë prej tyre nuk janë aq të sigurt, dhe disa kanë ndryshuar mendimin tërësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne, tani kemi kuptuar më mirë se ç’do të thotë të largohemi nga Bashkimi Evropian dhe unë nuk mendoj se në rastin e parë njerëzit me të vërtetë nuk e kanë kuptuar mirë për çfarë po votonin. Duam një shans për të votuar atë që qeveria jonë është duke negociuar me BE” tha një pjesëmarrës në tubim.

Sondazhet e fundit tregojne për herë të parë një rritje të mbështetjes në favor të një referendum të ri mbi marrëveshjen përfundimtare mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE.

Qytetarët duket se vlerësojnë si kosto të madhe  shkëputjen e Britanisë nga BE pa marrëveshje.

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve,Vince Cable, tha se edhe nëse Britania largohet me një marrëveshje si ajo që Kryeministrja e ka paraqitur në parlament, ekzekutivi nuk beson më tek ai dokument dhe vendi do të përfundojë në një pozitë shumë më të keqe.

Mediat theksojnë se votuesit që kanë ndryshuar mendim rreth brexit mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë nëse mbahet një referendum i dytë, duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë të vitit 2016.

Javën e fundit, Ministri britanik i Brexit, Dominic Raab, kërkoi që të publikohen rreth 20 plane emergjence për fusha të ndryshme të ekonomisë dhe të jetës në Britaninë e Madhe, në rast shkëputje të vendit nga BE pa marrëveshje.

Sipas këtyre planeve, Ministritë në Londër do të ngrenë strategjitë e tyre për rastin e një Brexit-i shumë të ashpër.

Deri në fund të shtatorit, numri i këtyre skenarëve do të rritet në 80.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?