FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e rrallë e foto-reporterëve

Kur Japonia dhe Koreja e Jugut nënshkruan një pakt për inteligjencën ushtarake javën e shkuar, autoritetet vendosën që nënshkrimi i marrëveshjes të bëhej pa praninë e mediave.

Të pakënaqur me këtë vendim, fotoreporterët vendosën të protestojnë, duke lënë përtokë aparatet e tyre dhe kamerat.

Ambasadori japonez Yasumasa Nagamine mbërriti në mënyrën thuajse të fshehtë në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë së Jugut në Seul. Megjithatë, organizatorët bënë një kthesë minutën e fundit, duke lajmëruar gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të indinjuar, ata shkuan në takim por nuk filmuan dhe as nuk fotografuan duke bojkotuar nënshkrimin e marrëveshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotoja e tregon qartë aktin. Qeveria u detyrua të publikonte një foto të ambasadorit në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa përkrah tij ishin gazetarët e indinjuar.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?