Protestat e ekstremistëve në Gjermani
Dhuna që shpërtheu në qytetin gjerman të Chemnitzit është dënuar ashpër nga qeveria e Angela Merkelit. Qindra ekstremistë të djathtë u mblodhën pas vrasjes së një 35-vjeçari gjerman, i cili u qëllua për vdekje gjatë një feste në qytet.
Mendohet se autorët e vrasjes janë emigrantë. Incidenti çoi në përshkallëzimin e situatës, deri në protesta të dhunshme e përplasje.
Ekzekutivi i Angela Merkelit reagoi ashpër, duke i cilësuar aksionet e së djathtës radikale si “gjah” ndaj të huajve. Edhe zyrtarë të Bashkisë së Chemnitzit flasin për zhvillime krejtësisht të papranueshme. Autoritetet e sigurisë kanë patrulluar gjatë të gjithë natës nëpër qytet. Deri tani janë arrestuar 4 pesona, nën akuzën e dhunës, rezistencës dhe pengimit të autoriteteve.
Protesta të tjera janë planifikuar. Përmes Facebookut, lëvizja ekstremiste e djathtë “Pro Chemnitz” u bëri thirrje njerëzve të dalin nëpër rrugë.
KOHA JONË SONDAZH

