Protestat masive detyrojnë presidentin e Algjerisë të japë dorëheqjen

Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, dha dorëheqjen të martën pas 20 vjetësh në detyrë dhe gjashtë javë protestash masive mbarëkombëtare, që synonin ta rrëzonin atë dhe rrethin e tij të ngushtë shumë të kritikuar nga pushteti, për të krijuar një demokraci të vërtetë në kombin e pasur me gaz.

Njoftimi pasoi një thirrje të rreptë nga shefi i fuqishëm i ushtrisë drejtuar presidentit Bouteflika, 82 vjeç dhe i sëmurë, që të pranojë “menjëherë” propozimin e tij për t’u larguar duke respektuar kushtetutën.

Nuk është bërë e qartë se kush do të zërë vendin e tij, por, sipas kushtetutës, kryetari i dhomës së lartë të parlamentit merr përsipër udhëheqjen më së shumti për 90 ditë dhe ndërkohë duhet të mbahen zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtetues për vendimin e tij që t’i jap fund mandatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i Armatës, gjenerali Ahmed Gaid Salah, më herët gjatë ditës mblodhi hierarkinë më të lartë ushtarake, duke i bërë të qartë presidentit Bouteflika se nuk e ka më mbështetjen e ushtrisë, një nga më të rëndësishmet në kontinentin afrikan.

Presidenti Bouteflika është parë shumë rrallë në publik që nga viti 2013 kur ishte sëmurë. VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?