Punonjësja qëllon me thikë tre foshnje në çerdhe

Pesë vetë, përfshirë 3 foshnje janë qëlluar me thikë në një çerdhe në Queens, New York, nga një grua 52-vjeçare që punon atje.

Mosha e foshnjave, që mendohet se janë 2 vajza dhe 1 djalë, nuk është e qartë. Njëra prej vajzave raportohet në gjendje të rëndë.

Dy të rritur, një punëtore tjetër dhe një nga prindërit e fëmijëve, u goditën gjithashtu me thikë dhe ndodhen në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas sulmimit të pesë viktimave, gruaja shkoi në bodrum dhe preu dorën e saj të majtë në një përpjekje për të vrarë veten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo u gjet atje nga policia pak kohë më vonë dhe u dërgua në spital.

Nuk dihet ende se sa plagë kanë marrë të plagosurit dhe në cilat  pjesë të trupit janë qëlluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?