FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Putin uron Erdogan për fitore në referendum

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për fitore në referendum, me të cilin do të zgjerohen kompetencat e tij, ka njoftuar Kremlini dhe kanë raportuar mbrëmë mediat shtetërore turke.

Presidenca e Rusisë tha se Putin i ka telefonuar Erdoganit dhe e ka uruar për “udhëheqjen e suksesshme” të referendumit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu, e ka uruar Erdoganin për fitoren e tij në referendum, rezultati i të cilit është kundërshtuar nga opozita në Turqi dhe është pritur në mënyrë të ftohtë në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat turke raportuan se Putin dhe Erdogan kanë theksuar rëndësinë e normalizimit të lidhjeve dhe mbajtjen e armëpshimit në Siri, që ishte ndërmjetësuar së bashku nga Ankaraja dhe Moska, në fillim të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy palët kanë bërë thirrje për hetime të pavarura lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri, më herët këtë muaj, nga i cili janë vrarë 89 vetë, ka njoftuar Kremlini.

Ankaraja ka thënë se gazi vdekjeprurës sarin ishte përdorë nga regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, por ky qëndrim është kundërshtuar nga Rusia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?