Putin fton Trump në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin, tha të premten se e kishte ftuar presidentin amerikan Donald Trump në Moskë dhe se të dy ishin të gatshëm për takime të mëtejshme të nivelit të lartë, por se duhet të krijoheshin kushtet e përshtatshme për mbajtjen e takimit.

Presidentët Trump dhe Putin u takuan në Helsinki javën e kaluar, por zoti Trump u përball me kritika të ashpra në Shtetet e Bashkuara pasi u duk sikur e pranoi pretendimin e zotit Putin se Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur para gazetarëve në një takim të vendeve në zhvillim në Afrikën e Jugut, zoti Putin tha se bisedat telefonike mes Moskës dhe Uashingtonit ishin të pamjaftueshme dhe se të dyja palët duhet të takoheshin për të folur për çështje si marrëveshja bërthamore me Iranin dhe konfliktet globale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet e zotit Putin u bënë pasi Shtëpia e Bardhë u zmbraps nga sugjerimi i zotit Trump se Putini mund të vinte për vizitë në Uashington këtë vjeshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?