Putin planifikon luftë në dimër? (VIDEO)

Pamjet alarmante të ushtarëve rus, se si bëjnë ski duke mbajtur mitraloza dhe raketa, ka ngjallur frikën se Vladimir Putin po planifikon një luftë në dimër.

Superfuqia bërthamore tregon një flotë të tmerrshme të ushtarëve që kryejnë stërvitje ushtarake në kushte ekstreme të temperaturave nën gradë, në Republikën e Tyva, në pjesën jugore të vendit. Të armatosur me automatikë dhe raketa, ushtarët të kamufluar me rroba të bardha, duke i bërë kështu armët pothuajse të padukshme, një kamuflim me bardhësinë.

Videoja ka thelluar shqetësimet se Vladimir Putin po stimulon ushtrinë e tij në kushtet ku vetëm disa javë më parë, Kremlini publikoi një video të forcave speciale që ishin në gjendje për të notuar 15kmph -deri në 30 metra. Zhytësit luftarak të armatosur me armë nënujore, e cila mund të godasë me plumba disa metra dhe nën ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjigje të rritje të tensioneve, mijëra ushtarë të NATO-s u angazhuan në një stërvitje ushtarake dy-javore për të shmangur agresionin rus në Lituani, e cila besohet të jetë objektivi i ardhshëm Europiano-Ruso.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se 4,000 trupa nga 11 vende të NATO-s morën pjesë në stërvitjen luftarake, dhe një deklaratë e NATO-s tha se stërvitjet ishin gati duke treguar një “angazhim për mbrojtjen kolektive”.

Kjo vjen pasi një numër i vendeve aleate kanë përforcuar mbrojtjen e tyre ushtarake në frikën e një sulmi të afërt. Suedia, e cila ishte në shënjestër nga Z. Putin, në një stërvitje të simuluar në fillim të vitit 2016, morri sistemin e saj historik të luftës së ftohtë me anti-anijet dhe raketat e dala në pension.

Vendimi për të rivendosur mbrojtjen bregdetare, që u shpërbë në vitin 2000, erdhi pas shefi i mbrojtjes Nicael Bydén dhe ministri i mbrojtjes Peter Hultqvist paralajmëroi kërcënimin nga superfuqia bërthamore që ishte rritur në mënyrë drastike.

Ndërsa zyrtarët polakë kanë konfirmuar se vendi do të shpenzojë 11.5billion dollarë për të përmirësuar në mënyrë drastike ushtrinë e tyre gjatë pesë viteve të ardhshme. Përpjekja e Polonisë për të penguar Moskës erdhi pasi Rusia talli përpjekjet e ushtrisë britanike për t’u përgatitur për konfliktin siç e quajtën stërvitjet e fundit si një “zëvendësim të dobët për të vërtetë” për trajnim e luftës.

Përshtati: Redjon Shylla

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?