Putin shpreson për një mik te Donald Trump

9 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gazetari dhe spikeri rus Dmitry Kiselev sulmoi demokracinë amerikane, duke thënë se shumë votues votojnë nga disa herë, duke u dërguar me autobuzë nga një qendër votimi në tjetrën. Skandali më i madh në histori, sipas tij. Por, së fundmi, Kiselev as që e ka përmendur më Amerikën, thjesht ka sulmuar arrogancën perëndimore.

Fitorja e Donald Trump tronditi mediat shtetërore në Rusi. Ato e mbështesin Trumpin, por prej muajsh ngulnin këmbë se sistemi amerikan ishte kaq i manipuluar dhe i korruptuar, saqë një “outsider” si ai nuk kishte asnjë shans të zgjidhej. Kur ndodhi e pamundura, makineria propagandistike ruse ngriu, e më pas pranoi me ngjysmë zëri se mbase këtë herë populli mundi sistemin. Ndërsa Trump i drejtohet Shtëpisë së Bardhë, Moska dhe rusët në përgjithësi kanë shpresa të matura se miliarderi do të vazhdojë me fjalët e tij për presidentin rus Vladimir Putin e mbase të bëhet një aleat.

Vetë Presidenti rus i shprehu këto pikëpamje duke thënë se Donald Trump është një njeri i zgjuar dhe se mund të ketë ndryshime pozitive. Shumë rusë, të nxitur edhe nga mediat vendase, mendojnë po kështu. Një sondazh i publikuar në Rusi sugjeron se 76% e rusëve duan raporte më të mira me SHBA-në pas zgjedhjes së Trumpit, një ndryshim i madh nga 50% në vitin 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analistë rusë thonë se një arsye kryesore për këtë përmirësim është prezantimi pozitiv i Trumpit nga mediat ruse. Deri tani, të paktën, kjo është pritshmëria, por edhe nëse Trump nuk bëhet miku më i mirë i Rusisë dhe Putinit, për mediat ruse nuk është problem, pasi ato mund të ndryshojnë qëndrim sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?