FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Putin: Trump e pranoi që marrëdhëniet SHBA-Rusi duhet të forcohen

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se ai kishte folur së fundmi me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump dhe se opinionet e tyre ishin të ngjashme për sa i përket marrëdhënies mes dy kombeve.

Në një fjalim gjatë një konferece për politikat e jashtme të zhvilluar në Moskë, Putin tha se gjatë bisedës së fundit telefonike me Presidentin amerikan Trump, ky i fundit kishte pranuar që është e nevojshme që marrëdhëniet mes Rusisë e SHBA-së të forcohen.

“Në vitet e kaluara, fatkeqësisht, ne e dimë se marrëdhëniet Rusi-SHBA kanë degraduar. Por kjo jo për fajin tonë,” tha Putin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me arritjen e një Presidenti të ri në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne do të na pëlqente të besonim në mundësinë për të zbutur marrëdhëniet, që janë aq të rëndësishme jo vetëm për popujt e dy vendeve, por për të gjithë stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare,” shtoi Presidenti rus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëdhënia mes Trump dhe Putin është diskutuar edhe gjatë fushatës elektorale kur Donald u shpreh se e shihte Putin si një lider dinjitoz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?