Putin: Trump inteligjent dhe në lartësinë e duhur si president
Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi sot se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ishte një burrë inteligjent duke parashikuar se do të tregonte menjëherë lartësinë e përgjegjësive të tij.
“Fakti i sukesit të tij në biznese tregon se është një person inteligjent”, deklaroi presidenti rus në një intervistë të publikuar në stacionin televiziv rus NTV.
“Nëse ai është iteligjent kjo do të thotë se do të marrë përsipër shpejt dhe plotësisht përgjegjësitë që e presin”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, Kremlini theksoi se dy krerët kishin rënë dakord, që prej telefonatës së parë pas zgjedhjes së Trump, për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve amerikano-ruse, të përkeqësuara nga tensionet në Siri dhe Ukrainë.
“Është e rëndësishme të normalizojmë marrëdhëniet tona dhe të zhvillojmë marrëdhënie të reja dypalëshe me idenë se do të përfitojnë të gjithë”, deklaroi presidenti rus në fjalimin e tij për kombin.
KOHA JONË SONDAZH

