Putin u mburr me super-raketën bërthamore, por tani po e kërkojnë në det!

Rusia po përgatitet të rimarrë një raketë bërthamore që u rrëzua në det. Presidenti rus Vladimir Putin mburrej në muajin mars pasi shkencëtarët e tij kishin krijuar një raketë të re aq të përparuar sa mund të “godiste kudo në botë”.

Por burimet e inteligjencës amerikane thanë se krenaria e tij ishte e rreme, sepse katër fluturime testuese midis nëntorit dhe shkurtit përfunduan me rrëzime jashtë rrezes së planifikuar.

Tani, ekspertët rusë janë duke u përgatitur për të rimarrë një nga raketat e rrënuara, nga frika e rrjedhjes së një materiali bërthamor në Detin Barents, thanë burimet e inteligjencës amerikane për CNBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni i tërheqjes do të përfshijë tre anije, njëra prej të cilave është e pajisur për t’u marrë me material radioaktiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët janë të shqetësuar se materiali bërthamor nga raketa mund të dëmtojë oqeanin.

Hans Kristensen, drejtor i Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikan, tha për CNBC: “Është e qartë se nëse ndizet një raketë me një motor bërthamor apo burim energjie, materiali bërthamor do të përfundojë kudo që të përfundojë raketa”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?