Putini dhe homologu kinez i japin formë rendit të ri botëror

Në Pekin po merr formë rendi i ri botëror. Kështu beson lideri i Rusisë, Vladimir Putin, pas takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Një Brez, një Rrugë”.

“Forumi aktual po zhvillohet nën shenjën e dhjetëvjetorit të këtij propozimi vërtet të rëndësishëm, global, të orientuar drejt së ardhmes, të paraqitur nga Z. Xi Jinping, që synon krijimin e një bote shumëpolare më të barabartë të marrëdhënieve. Ky është me të vërtetë një plan global”, tha Putin.

Shefi i Kremlinit foli edhe për luftën në Ukrainë, duke e quajtur qesharak pretendimin se Rusia mund ta humbasë betejën për shkak të armatimeve të mëdha që vëshrojnë nga perëndimi për në Kiev. Me ironi, Putini ftoi Bidenin në Moskë, por vetëm për çaj dhe petulla, siç tha ai, ndërsa sinjalizoi se palët mund të ulen në tryezën e negociatave së shpejti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne dëgjojmë se ata janë gati për një lloj negociatash. Dhe ata që kurojnë marrëdhëniet me jashtë, të cilët sapo thanë se duhej t’i shkaktonin disfatë strategjike Rusisë në fushën e betejës, tani zërat e tyre kanë ndryshuar. Tani ata thonë se këto probleme duhet të zgjidhen me bisedime paqeje. Zoti Borrell e tha tashmë këtë. E lavdëroj për këtë. Por kjo nuk mjafton. Ata duhet të bëjnë hapa konkretë nëse ekziston një dëshirë aktuale për të bërë një marrëveshje”, tha Putin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?