Qëllohet me armë pas daljes nga lokali, plagoset shqiptari në Itali

Një përplasje me armë në një lokal në Itali ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi shqiptar.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Spezia të vendit fqinj, në lagjen e njohur “Canaleto”.

Gazzeta di Parma bën me dije se shqiptari është plagosur me një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u dërgua menjëherë në spitalin Sant’Andrea dhe mjekët lajmërojnë se gjëndja e tij është e qëndrueshme

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasje që çoi në nxjerrjen e armëve, por pritet dëshmia e shqiptarit për autoritetet italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?